RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, shtetasja gjermane pranon Islamin në Aydın

turqi,-shtetasja-gjermane-pranon-islamin-ne-aydin

Shtetasja gjermane, Jennifer Paula Görlitz u bë muslimane në një ceremoni që u mbajt në Myftini në rajonin Koçarlı në Aydın të Turqisë në të cilin ajo erdhi bashkë me bashkëshortin e saj, raporton Anadolu.

Shtetasja gjermane, 40-vjeçarja Jennifer Paula Görlitz e cila jeton në Gjermani me bashkëshortin e saj Erdinç Efeoğlu, vendosi të bëhet muslimane pasi hulumtoi rreth Islamit.

Görlitz e cila erdhi në vendlindjen e bashkëshortit të saj Koçarlı, aplikoi në Myftininë e qytezës.

Myftiu Kazım Ünsal, në ceremoninë e mbajtur në institucion i shpjegoi Görlitz parimet e Islamit.

Görlitz shqiptoi shehadetin në prani të dëshmitarëve dhe më pas bëri lutje.

Myftiu Ünsal përgëzoi Görlitz dhe i dha asaj dokumentin e konvertimit dhe një Kuran me përkthim në gjuhën gjermane.

Related posts

Ndërron jetë ish-myftiu i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Jusuf ef. Gjokoviq

admin

Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin

admin

Tymi nga Kanadaja ndot disa shtete të SHBA-së

rezart morina