RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbajxhan, delegacioni i armenëve nga Karabaku në bisedime me autoritetet azerbajxhanase

azerbajxhan,-delegacioni-i-armeneve-nga-karabaku-ne-bisedime-me-autoritetet-azerbajxhanase

Një delegacion i popullatës armene të Karabakut mbërriti në qytetin azerbajxhanas Yevlakh për t’u takuar me autoritetet e Azerbajxhanit, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore azerbajxhanase e lajmeve “Trend” njoftoi se përfaqësuesit armenë shoqërohen nga paqeruajtësit rusë.

Azerbajxhani të martën njoftoi se nisi masat “kundër-terrorizmit” në Karabak për të mbështetur dispozitat e përshkruara në marrëveshjen trepalëshe të paqes me Rusinë dhe Armeninë për t’i dhënë fund konfliktit të vitit 2020.

Dje në mëngjes, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se vendosi të ndalojë operacionet sipas një marrëveshjeje të arritur me komandën e kontigjentit paqeruajtës rus.

Marrëdhëniet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, si dhe shtatë rajone përreth.

Në vjeshtën e vitit 2020, Azerbajxhani çliroi disa qytete, fshatra dhe vendbanime nga pushtimi armen gjatë luftimeve që zgjatën 44 ditë. Lufta përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia.

Related posts

Zgjedhjet në Indi/ Modi pritet të mbajë pushtetin, por jo me rezultatin që shpresonte

admin

Humbën jetën rreth 3 mijë persona/ Sot përkujtohet 23 vjetori i sulmeve terroriste në SHBA që tronditën botën

admin

Marrëveshja e tranzitit mes Turqisë dhe Sirisë pritet të bëhet plotësisht funksionale këtë muaj

Muhamet Ramadani