RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tunizia bën thirrje në OKB për ndalimin e shkeljeve të Izraelit kundrejt palestinezëve

tunizia-ben-thirrje-ne-okb-per-ndalimin-e-shkeljeve-te-izraelit-kundrejt-palestinezeve

Ministri i Jashtëm i Tunizisë, Nabil Ammar, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndalimin e shkeljeve të Izraelit kundrejt civilëve palestinezë, transmeton Anadolu.

Ammar, mbajti një fjalim në Asamblenë e 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) e cila po zhvillohet në New York të SHBA-së.

Në fjalën e tij Ammar i kushtoi rëndësi çështjes së Palestinës.”Forcat pushtuese në Palestinë duhet të detyrohen që të ndalojnë shkeljet e tyre që vendosin në objektiv civilët palestinezë, duke shkelur të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe parimet e të drejtave të njeriut. Për zgjidhje të drejtë, të përhershme dhe gjithëpërfshirëse ka marrëveshje ndërkombëtare, por nevojitet vullnet politik për zbatimin real të këtyre marrëveshjeve”, u shpreh ai.

Arsyeja kryesore e vuajtjeve të popullit të Palestinës është pushtimi izraelit i cili vazhdon prej dhjetëra vitesh, theksoi ministri tunizian u cili ftoi komunitetin ndërkombëtar që të tregojë më shumë përpjekje për të ndalur këtë dhimbje.

Bregu Perëndimor në pushtim, është skenë e një tensioni serioz për shkak të sulmeve dhe shkeljeve të kolonëve hebrenj dhe bastisjeve të ushtrisë izraelite muajt e fundit.

Related posts

Donald Trump tregon si shmangu vrasjet nga talebanët në Afganistan. Kamala Harris e kritikon: Firmose një pakt të keq

admin

Misteri/ Anija pa flamur në Adriatik që dyshohet se po transporton eksploziv drejt Izraelit! Itinerari i “Kathrin”, pse ngarkesa nuk dërgua në Teheran, por u zgjodhën portet e Evropës për shkarkim

admin

E përballon dot Irani ekonomikisht luftën? Analiza e DW: Masat e reja të perëndimit dhe një konflikt i gjatë ushtarak do ta vendosnin para një krize serioze

admin