RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin dhe Aliyev zhvilluan bisedë telefonike për Karabakun

putin-dhe-aliyev-zhvilluan-bisede-telefonike-per-karabakun

Në bisedën telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të Azerbajxhanit Ilham Aliyev për çështjen e Karabakut, është vendosur të intensifikohet puna për negociatat në nivelin më të lartë në përputhje me marrëveshjet trepalëshe, transmeton Anadolu.

Në deklaratën nga Kremlini thuhet se Putin ka patur një bisedë telefonike me Aliyevin në lidhje me Karabakun. Theksohet se Putin dhe Aliyev kanë tërhequr vëmendjen për rëndësinë e zbatimit konsekuent të marrëveshjeve të arritura me ndihmën e Forcave Ruse të Paqes për ndalimin e plotë të konflikteve në Karabak.

Gjatë takimit ku u diskutuan hapat prioritare për stabilizimin e mëtejshëm të situatës dhe tejkalimin e problemeve humanitare në rajon, Putin theksoi rëndësinë e garantimit të të drejtave dhe sigurisë së popullatës armene në Karabak.

Pala azerbajxhanase konfirmoi se është e gatshme të ndërveprojë me Forcat Ruse të Paqes Ruse për këto çështje.

Në bisedë u arrit marrëveshje për intensifikimin e punës në rrugën e negociatave në nivelin më të lartë në përputhje me marrëveshjet trepalëshe në periudhën 2020-2022 dhe se këto negociata përfshijnë heqjen e pengesave në transportin në rajon, përcaktimin e kufirit Azerbajxhan-Armeni dhe aktivizimin e përgatitjes së marrëveshjes së paqes midis Bakusë dhe Jerevanit.

Aliyev ka kërkuar falje dhe ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për vdekjen tragjike të personelit ushtarak të Forcave Ruse të Paqes në Karabak më 20 shtator dhe theksoi se do të kryhet hetim më gjithëpërfshirës për incidentin dhe përgjegjësit do të marrin dënimin e nevojshëm.

Prokuroritë e dy vendeve kanë qenë në kontakt të ngushtë në këtë kontekst ndërsa Aliyev ka thënë se është i gatshëm t’u ofrojë ndihmë financiare familjeve të viktimave.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se ushtarët në automjet humbën jetën si rezultat i hapjes së zjarrit ndaj automjetit që transportonte Forcat Ruse të Paqes pranë vendbanimit Janyatak në Karabak.

Related posts

Kosova autorizon dërgimin e FSK-së për ndihmë në Türkiye

rezart morina

Vdes një foshnjë në QKUK, policia nis hetimet

rezart morina

Kina dënon ‘arrogancën’ e deklaratave të G7 për politikën në Lindjen e Largët

rezart morina