RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 43,000 të zhvendosur në Libi pas përmbytjeve vdekjeprurëse

mbi-43,000-te-zhvendosur-ne-libi-pas-permbytjeve-vdekjeprurese

Më shumë se 43,000 njerëz janë zhvendosur pas përmbytjeve vdekjeprurëse që shkatërruan Libinë lindore, kryesisht qytetin Derna, sipas Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM).

“Sipas vlerësimeve të fundit të IOM-it, 43,059 njerëz janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve në Libinë verilindore,” tha organizata në raportin e saj të fundit mbi situatën në Libi.

Sipas Organizatës, mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm duket se po i shtyn njerëzit të largohen nga Derna, në zonat në lindje dhe perëndim të qytetit.

Autoritetet libiane i kanë kërkuar popullatës të ndalojë përdorimin e rrjetit lokal të furnizimit me ujë, i cili sipas tyre është kontaminuar nga ujërat e përmbytura.

OKB-ja njoftoi në fillim të kësaj jave se agjencitë e saj, veçanërisht Organizata Botërore e Shëndetësisë, po përpiqen të “parandalojnë përhapjen e sëmundjeve dhe të parandalojnë një krizë të dytë katastrofike në rajon”, duke paralajmëruar për rrezikun “nga uji i kontaminuar dhe mungesa e higjiena”.

Nevojat urgjente të të zhvendosurve kanë të bëjnë me “ushqyerjen, ujin e pijshëm, shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale”, sipas IOM. /abcnews

Related posts

“Amerikanët janë mësuar me një kryeministër që ndjek udhëzimet”/ Analiza: Qeveria e Kosovës, mes nacionalizmit dhe pritshmërive të SHBA-së

admin

Fondi për të Drejtën Humanitare prezanton raportin e krimeve të njësisë së Arkanit në Kosovë, BeH dhe Kroaci

admin

Viktor Orbani përgëzon fituesit e zgjedhjeve në Itali – VIDEO

admin