RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama: Kryesimi i Këshillit të Sigurimit nga Shqipëria, moment krenarie

rama:-kryesimi-i-keshillit-te-sigurimit-nga-shqiperia,-moment-krenarie

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot një moment krenarie për gjithë shqiptarët kryesimin e Këshillit të Sigurimit nga Shqipëria.

Në një intervistë televizive nga salla e KS-së, Rama u shpreh ky është një moment historik për vendin tonë.

“Shqipëria kurrë nuk ka qenë më lart se sot në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe drejtimi i njërës prej seancave më të rëndësishme në KS, në të paktën dekadën e fundit, nga Shqipëria në rolin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit, është një përmbushje e jashtëzakonshme e një përpjekjeje jo të lehtë e një sërë vitesh pune dhe thurjeje të një pëlhure të re marrëdhëniesh me botën dhe e një politike të jashtme dinamike, dinjitoze, me vetëdijen që ne jemi një vend i vogël, por njëkohësisht me përgjegjësinë e të përfaqësuarit të të gjithë shqiptarëve me dinjitet, dhe në mënyrë të barabartë”, theksoi ai.

Sipas kryeministrit, “ky është vërtetë një moment krenarie për gjithë shqiptarët dhe një motiv për të kuptuar të gjithë bashkë se sa shumë mund të bëjmë nëse kemi vizionin, drejtimin dhe përkushtimin e duhur”. /atsh

Related posts

Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë

admin

Kalon 20,000 mijë numri i të vdekurve nga tërmetet

rezart morina

Polonia mbron përdorimin e qymyrit për sigurinë e energjisë

admin