RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lavrov në fjalimin në OKB kritikon Perëndimin, por përmend shumë pak luftën në Ukrainë

lavrov-ne-fjalimin-ne-okb-kritikon-perendimin,-por-permend-shume-pak-luften-ne-ukraine

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, i ka quajtur SHBA-në dhe Perëndimin si “mbrojtës të interesave vetjake të një strukture të pushtetit ndërkombëtar që po bie”, raporton agjencia AP.

Lavrov në fjalimin e tij të shtunën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka përmendur shumë pak luftën e Rusisë në Ukrainë.

“SHBA-ja dhe kolektivi i vetë perëndimor, po vazhdojnë të nxisin konflikte me të cilat ndajnë artificialisht njerëzimin në blloqe armiqësore dhe pengojnë arritjen e qëllimeve të përgjithshme. Ata po bëjnë çfarë po munden për të parandaluar formimin e një rendi të vërtetë botëror shumëpolarë. Po mundojnë ta detyrojnë botën të luajë sipas rregullave të tyre egocentrike”, ka thënë Lavrov.

Sa i përket luftës në Ukrainë, ai ka përmbledhë disa ankesa historike që çuan te ndarja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ai ka përmendur miliarda dollarë që SHBA-ja dhe aleatët perëndimorë kanë shpenzuar për ta përkrahur Ukrainën. /koha

Related posts

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, këto janë pikat e rendit të ditës

Muhamet Ramadani

Rebelët Houthi të Jemenit kapin një anije izraelite mallrash në Detin e Kuq

Muhamet Ramadani

OKB: Mbi 630 mijë palestinezë janë detyruar të largohen nga qyteti Rafah për shkak të sulmeve izraelite

admin