RTV AHIRETI
Kuzhinë

‘Cordon bleu’: Mish viçi i skuqur i mbushur me djathë dhe proshutë

‘cordon-bleu’:-mish-vici-i-skuqur-i-mbushur-me-djathe-dhe-proshute

Një nga pjatat më të famshme – cordon bleu, mund ta bëni vetë

Besohet se ‘cordon bleu’ është bërë fillimisht në Zvicër, ndërsa më vonë u krijuan versione të ndryshme të kësaj pjate. Zakonisht mbushet me proshutë dhe djathë, dhe receta origjinale përdor mish viçi.

Nga mishi i pulës, është përgatitur më vonë në Amerikë, por cilindo mish ta zgjidhni për cordon bleu, nuk do të gaboni sepse pjata është e shijshme, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 4 bërxolla të holla mish viçi,
– 120 g proshutë,
– djathë i fortë sipas dëshirës tuaj,
– 3 vezë,
– 120 g thërrime buke,
– 100 g miell,
– pak kripë

Përgatitja:

Bërxollat duhet të jenë të holla dhe pa yndyrë.

Kaloni mbi to anën e lëmuar të thikës, më pas radhisni proshutën dhe djathin.

Palosni mishin në gjysmë.

Rrotulloni në miell, më pas në vezët e rrahura dhe në thërrime buke.

I renditim në një tepsi dhe i fusim në frigorifer për një orë dhe më pas i skuqim.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

The post ‘Cordon bleu’: Mish viçi i skuqur i mbushur me djathë dhe proshutë appeared first on Telegrafi.

Related posts

Reçel me boronica dhe çokollatë

admin

Qofte në furrë me krem kosi

Muhamet Ramadani

Oriz me mish pule, salcë soje dhe kërpudha

Muhamet Ramadani