RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja e policit në veri, ambasadori gjerman: Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë

vrasja-e-policit-ne-veri,-ambasadori-gjerman:-sundimi-i-ligjit-duhet-te-zbatohet-ne-kosove

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku një polic është vrarë e një tjetër ka mbetur i plagosur, sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjskë të Leposaviqit.

Rohde, ka ngushëlluar familjet e policit të vrarë si dhe atij të plagosur.

Lidhur me këtë rast, ai ka thënë se sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë.

“Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policëve të vdekur të PK-së dhe për policët e plagosur të PK-së”, ka shkruar Rohde në “X”.

Related posts

OKB-ja: Izraeli refuzoi mbi 100 kërkesa për ndihmë në Gaza që nga armëpushimi

admin

Gjermania do të shpenzojë mbi 26 miliardë euro për refugjatët në 2023

admin

Emine Erdogan: Forumi Zero Mbeturina do të diskutojë veprimet klimatike

Irfan Jahiu