RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sulmi në veri thuhet se është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë

sulmi-ne-veri-thuhet-se-eshte-kryer-nga-njesi-te-specializuara-te-sigurise-se-serbise

Rasti i sotëm në veri të vendit, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos, ka nxitur reagime të shumta dhe ka bërë që institucionet e sigurisë të mblidhen.

Burime të Telegrafit nga organet e sigurisë kanë thënë se Serbia me mekanizma të sigurisë, ka ndërhyrë drejtpërsëdrejti në veri, duke organizuar një pritë të armatosur ku ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur.

“Sulmi, është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë, të cilat kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, i kanë thënë Telegrafit këto burime.

Ndryshe pas situatës së krijuar kryeministri ka ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Kjo mbledhje ka nisur në orën 10:00.

Edhe Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka shkruar se kjo është paralajmëruar nga vet Vuçiqi.

“Serbia ka sulmuar Kosovën! Në pritë organizuar paraushtarake serbe, u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës! Reagimin e pat lajmëruar vet Vuçiqi! E arritur e Putinit – dështim i Perëndimit”, ka shkruar Musliu.

Related posts

Operacione të lidhura me fushatën zgjedhore, Pengatoni miraton mbështetje shtesë për Shërbimin Sekret

admin

Presidenti turk thotë se Ankaraja nuk do t’i braktisë kurrë turqit qipriotë, njofton projekte të reja

Irfan Jahiu

Franca thirrje Izraelit të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë

Muhamet Ramadani