RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon ‘sulmet e neveritshme’ kundër Kuranit në Holandë

turqia-denon-‘sulmet-e-neveritshme’-kunder-kuranit-ne-holande

Turqia dënoi ashpër të shtunën “sulmet e neveritshme” kundër librit të shenjtë islam, Kuranit, jashtë ambasadave të disa shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, përfshirë ambasadën turke, në Holandë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme turke tha se Ankaraja dënon përhapjen e këtyre “sulmeve provokuese”, të cilat lejohen të kryhen në vendet evropiane nën maskën e lirisë së shprehjes.

“Vendet ku kanë ndodhur sulme të tilla, tani duhet të marrin masa efektive kundër këtyre provokimeve, të cilat njihen nga Kombet e Bashkuara si akte të urrejtjes fetare dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar”, thuhet më tej në deklaratë.

Turqia u bëri thirrje autoriteteve holandeze të ndërmarrin veprimet e nevojshme kundër autorëve dhe të marrin masa për të parandaluar përsëritjen e sulmeve të tilla.

Më herët, Edwin Wagensveld, udhëheqësi i PEGIDA-s, një grup islamofobik, grisi kopjet e librit të shenjtë islam, Kuranit, para ambasadave të disa vendeve muslimane, përfshirë ambasadën turke.

Figura dhe grupe islamofobike në Evropën Veriore muajt e fundit kanë kryer vazhdimisht djegie të Kuranit dhe përpjekje të ngjashme për të përdhosur librin e shenjtë, duke shkaktuar zemërim nga vendet muslimane dhe bota.

Related posts

Blinken në bisedën me Netanyahun thekson “zgjidhjen me dy shtete” për çështjen palestineze

rezart morina

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 60 numri i viktimave! Mes të vdekurve edhe fëmijë

admin

Franca kryen operacion të madh kundër spiunazhit kibernetik

admin