RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Shqipëria dënon sulmin në veri: Jemi në krah të Kosovës në këto momente

shqiperia-denon-sulmin-ne-veri:-jemi-ne-krah-te-kosoves-ne-keto-momente

Shqipëria ka reaguar pas sulmit në veri ku një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar pas sulmit në veri të Kosovës të dielën në mëngjes, ku vdiq rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa mbeti i plagosur polici Alban Rashiti.

Hasani në postim në platformën “X” e ka quajtur sulmin akt kriminal, ndërsa ka thënë se Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira.

“Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës. Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur. Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë. Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”, ka shkruar Hasani.

Related posts

Shkarkimi i kryetarëve shqiptarë/ Sot votohet në katër komunat në veri, befason pjesëmarrja

admin

Nga debati me Trump, te gafa me emrin e Putinit/ Prapaskenat e lamtumirës së presidentit Joe Biden!

admin

​Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar

RTI