RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Reagon KFOR-i: Po monitorojmë nga afër situatën, PK-ja ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren

reagon-kfor-i:-po-monitorojme-nga-afer-situaten,-pk-ja-ka-pergjegjesine-paresore-per-menaxhimin-e-incidentit-ne-terren

KFOR-i ka reaguar pas vrasjes së një pjesëtari të Policisë së Kosovës sot në veri, dhe plagosjes së një tjetri.

Në reagimin e tyre thuhet se KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t’iu përgjigjur nëse kërkohet.

“Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren.

Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Tutje thuhet se misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit e të ndjerit.

Related posts

Protestat vazhdojnë për të katërtën ditë kundër vizitës së presidentit izraelit në Australi

Muhamet Ramadani

Mijëra majmunë “pushtojnë” Tajlandën, mbyllen dyqanet dhe bizneset

Muhamet Ramadani

Franca thotë se kushtet nuk janë të përshtatshme për të njohur shtetin palestinez

admin