RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytjet vdekjeprurëse në Derna, arrestohen 23 zyrtarë në Libi

permbytjet-vdekjeprurese-ne-derna,-arrestohen-23-zyrtare-ne-libi

Autoritetet libaneze theksojnë se në kuadër të përmbytjeve vdekjeprurëse me mijëra viktima janë arrestuar 23 persona që ishin dhe përgjegjës për menaxhimin e digave.

Mediat e huaja shkruajnë se në pranga kanë rënë disa zyrtarë për shkak të pasojave tragjike të stuhisë “Daniel” në qytetin Derna dy javë më pare.

Në një deklaratë Prokuroria thekson se është vendosur ndalimi i 16 zyrtarëve përgjegjës për menaxhimin e objekteve të digave në vend, 6 zyrtarëve të Entit të Burimeve Ujore dhe kryetarit të Bashkisë së Dernës “për shmangie nga detyrimet e mandatit ndaj menaxhon fondet e akorduara për rindërtimin dhe zhvillimin e qytetit”.

Numri zyrtar i të vdekurve vazhdon të rritet, duke tejkaluar 3,800 të shtunën, pas përmbytjes , e cila theu dy diga të vjetruara të Dernës. Kështu, një masë e madhe përfshiu rajonin më 10 shtator, duke fshirë mijëra njerëz.

Sipas deklaratës, hetuesit kanë përfunduar hetimet fillestare dhe kanë rekomanduar masën e paraburgimit për personat përgjegjës. Më pas ata kërkuan që të bëhen hetimet e nevojshme për pjesën tjetër të përgjegjësve. /abcnews

Related posts

Grabitësit vjedhin 35 milionë dollarë para dhe sende me vlerë në një bankë në Gjermani

RTI

Gjermania dënon sulmin nga kolonët ekstremistë izraelitë në xhaminë në Bregun Perëndimor

admin

Stoltenberg thotë se kanë shtuar forcat për të parandaluar ndonjë sulm si ai në Banjskë

admin