RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vajza e policit të vrarë: Do të jemi gjithmonë krenarë me heroizmin tënd

vajza-e-policit-te-vrare:-do-te-jemi-gjithmone-krenare-me-heroizmin-tend

Afërdita Bunjaku, vajza e policit, Afrim Bunjaku, thotë se babai i saj ka flijuar jetën për liri dhe për Kosovë.

Në mbledhjen komemorative ajo ka thënë se nuk e di se do të jetojë pa babain e saj.

Ajo u shpreh para të pranishmëve se babai e kishte mësuar, por asnjëherë se si të jetojë pa atë.

“Para kohe unë mbeta jetim, kurrë s’e kam besuar. Ikja jote babi, na la një plagë të madhe në zemrat tona. Babi s’e di si të jetoj pa ty, si të jetoj pa heroin tim”, është shprehur Afërdita Bunjaku.

Ajo është deklaruar se do të jenë gjithmonë krenarë me heroizmin dhe punën e tij.

“Hyra brenda në shtëpi dhe ty s’të pashë. Është shumë e rëndë për mua. Vendin tënd në shtëpi s’e zëvendëson askush. Të gjitha na i mesove, por si të jetojmë pa ty asnjëherë. Babi ishe njeri i dashur për familje, shoqërinë, ashtu edhe për punën ku flijove jetën për liri, për këtë vend, që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenarë me ty me heroizmin tënd, mundin dhe punën qe e ke bërë çdoherë për ketë vend, të premtoj babi se do të jemi krenarë me ty.

Do të të ndjek gjithmonë në rrugën tënde, me mall e me dhimbje do të të kujtojmë heroi im, babai im”, ka thënë ajo.

Related posts

Kosovarët të zhytur në borxhe, rreth 5 miliardë euro kredi

admin

Ish-kreu i Mossad thotë se Izraeli ‘ka vendosur sistem aparteidi ndaj palestinezëve’ (fotot)

admin

Artistja e re nga Gaza ka filluar të pikturojë vetëm “shkatërrim dhe gjak” që nga sulmet izraelite

Muhamet Ramadani