RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mijëra qytetarë në ceremoninë e varrimit të policit Afrim Bunjaku

mijera-qytetare-ne-ceremonine-e-varrimit-te-policit-afrim-bunjaku

Ka nisur ceremonia e varrimit të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë të dielën në krye të detyrës nga një sulm në Banjska të Zveçanit nga një grup i armatosur nga Serbia.

Të pranishëm ndodhen familjarë, të afërm, e numër i madh i qytetarëve.

Përveç tyre në ceremoninë e varrimit të pranishëm janë edhe krerët shtetërorë dhe kori diplomatik i Republikës së Kosovës.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ditën e sotme e ka shpallur ditë zie në Kosovë në nderim të policit të vrarë, teksa i ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”, rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ajo në ceremoninë përkujtimore kushtuar rreshterit Afrim Bunjaku, tha se ai deri dje ishte gardian i sigurisë, e sot është hero i Kosovës.

Teksa familja Bunjaku dje kanë hapur dyert për të pame në fshatin Samadrexhë të komunës së Vushtrrisë. Gjatë ditës, për ngushëllim shkuan qytetarë të shumtë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetarë e kolege.

Përveç dhimbjes, ata thonë se po ndjejnë edhe krenari, derisa gjatë gjithë kohës prezent kanë qenë edhe zyrtarë të policisë së Kosovës dhe autoambulanca/

Related posts

Kremlini: SHBA-ja nuk do të shmanget nga harxhimet në luftë derisa të mbesë ukrainasi i fundit

rezart morina

Turqia, Suedia, Finlanda dhe NATO bien dakord të punojnë për hapa konkretë

rezart morina

“Spitali Al-Ahli në Gaza tejkalon kapacitetin, pacientët po derdhin gjak deri në vdekje”

admin