RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i agjencisë izraelite Shin Bet pranon dështimin për të parandaluar sulmin e Hamasit më 7 tetor

kreu-i-agjencise-izraelite-shin-bet-pranon-deshtimin-per-te-parandaluar-sulmin-e-hamasit-me-7-tetor

Shefi i agjencisë izraelite të sigurisë së brendshme Shin Bet, Ronen Bar, pranoi dështimin për të parandaluar sulmin e Hamasit të 7 tetorit, transmeton Anadolu.

“Ne të gjithë ndiejmë se sigurinë, për të cilën ishim gjithmonë krenarë, nuk ia garantuam popullit të Izraelit më 7 tetor”, tha Bar në një ceremoni përkujtimore të mbajtur në selinë e agjencisë Shin Bet në Tel Aviv.

“Ne të gjithë e ndjejmë humbjen, ndjenjën se mund ta kishim parandaluar dhe si drejtues i agjencisë dhe përgjegjës për aktivitetet e agjencisë, unë e ndjej atë ndoshta më shumë se kushdo”, shtoi ai.

Bar tha se Shin Bet po ndërmerr një “hetim të thellë të rolit të saj në dështimet e 7 tetorit”.

“Një hetim i dhimbshëm dhe domethënës. Ne do të mësojmë nga kjo dhe do të korrigjojmë atë që kërkohet”, tha ai, duke shtuar: “Pa besimin e opinionit tek institucionet shtetërore dhe tek ne, ne nuk kemi të drejtë të ekzistojmë”.

Izraeli ka vrarë mbi 35 mijë palestinezë në Gaza, si hakmarrje për një inkursion ndërkufitar të 7 tetorit nga Hamasi, në të cilin sipas Tel Avivit u vranë rreth 1.200 njerëz.

Rreth 85 për qind e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur brenda enklavës, ku ka mungesë të gjerë të ushqimit, ujit dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar tha se “besohet” se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, si dhe urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e tilla dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Amnesty International proteston në Berlin kundër vizitës së planifikuar të kancelarit Merz në Izrael

Muhamet Ramadani

Shqipëri, mbahet protestë antiqeveritare

RTI

Mediat amerikane mbi rastin “Sarajevo Safari”: Të huaj të pasur u paguan për të qëlluar fëmijë në Sarajevë

admin