RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si trashëgohen sëmundjet mendore nga prindi te fëmija?

si-trashegohen-semundjet-mendore-nga-prindi-te-femija?

Në betejën për të zbuluar shkaqet e sëmundjes mendore, shkencëtarët po shohin gjithnjë e më shumë nga faktorët gjenetikë

Ekspertët analizojnë gjasat e kalimit të sëmundjeve nga prindërit te fëmija.

Për shumë njerëz, shëndeti mendor është diçka shumë e vështirë për ta diskutuar. Por ata që përballen me këto pasiguri shpesh mund t’u drejtohen familjarëve me probleme të ngjashme. A kalova në depresion nga trauma se humba babain në rrethana tragjike? Apo është e shkruar në ADN?

Në Kolegjin e Mbretit në Londër (KCL), kërkuesit po kërkojnë të dinë më shumë rreth gjenetikës së shëndetit mendor.

Studimet te binjakët dhe historitë familjare kanë provuar se sëmundjet e shëndetit mendor kanë një kontribut gjenetik. Por vetëm në vitet e fundit shkencëtarët kanë mundur të identifikojnë ndryshimet gjenetike që kanë shkaktuar këtë shtim të rrezikut.

Është zbuluar se 108 gjene dallojnë te njerëzit me skizofreni. Nëntë prej tyre janë lidhur me depresionin, 20 me çrregullimin bipolar. Shkencëtarët presin të zbulojnë edhe shumë të tjera që ndahen në kushte të ndryshme.

Duke kuptuar më mirë lidhjen gjenetike, personat që mund ta kenë të trashëguar çlirohen nga ndjesia e fajit dhe pashmangshmërisë që të jep depresioni.

Nëse keni një prind me depresion, keni dyfish më shumë gjasa të përjetoni depresion. Në rastin e bipolaritetit, gjasat katërfishohen. Dhe në skizofreni, mundësia që të vuani edhe ju është tetëfish.

Ka edhe rreziqe nga të afërmit, por shifra është shumë më e ulët. Dhe si gjithnjë, ka një sasi të caktuar mundësish të keni një formim të caktuar gjenetik.

Po ashtu, përvoja e jetës ndikon shumë në faktin nëse do të zhvilloni apo jo edhe ju sëmundjen mendore.

Miliona njerëz vuajnë nga sëmundjet mendore në botë, ku diskutimi për to mbetet ende një tabu dhe ku njerëzit u drejtohen ilaçeve ose marrjes së jetës si një nga mënyrat për të shpëtuar nga sëmundjet.

Related posts

Bajamet janë të mbushura me vitamina, minerale, proteina, fibra, yndyrna të shëndetshme, magnez, vitaminë E dhe antioksidantë të tjerë thelbësorë. Ato janë të gjithanshme dhe mund të hahen të njomura, të papërpunuara ose të shtohen në një shumëllojshmëri pjatash. Përmirëson tretjen: Thuhet se njomja e bajameve mund ta bëjë më të lehtë tretjen e stomakut, gjë që mund të rrisë përthithjen e disa lëndëve ushqyese, njomja e bajameve ndihmon në çlirimin e lipazës, një enzimë që ndihmon trupin tuaj të tresë yndyrnat. Ndihmon humbjen e peshës: Bajamet janë të ulëta në karbohidrate, por të larta në proteina dhe fibra dy lëndë ushqyese që rrisin ndjenjën e ngopjes, duke reduktuar kështu marrjen e përgjithshme të kalorive. Ngrënia e bajameve mund të nxisë metabolizmin tuaj, i cili lidhet me humbje më të mirë të peshës. Bajamet gjithashtu mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës në bark . Rrit funksionin e trurit: Bajamet janë të pasura me vitaminë E që është treguar se promovon vigjilencën, ruan kujtesën më gjatë. Prandaj, bajamet shpesh konsiderohen si ‘ushqim i trurit’. Për më tepër, marrja e niveleve të shëndetshme të vitaminës E është lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjes së Alzheimerit. Duke siguruar dozën ditore të këtij antioksidanti mund ta mbani trurin tuaj të mprehtë, si dhe të ofroni përfitime të shumta shëndetësore. Ul nivelet e kolesterolit: Hulumtimet sugjerojnë se ngrënia e një grushti bajamesh çdo ditë mund të zvogëlojë kolesterolin LDL ose ‘të keq’ duke ruajtur kolesterolin HDL ose ‘të mirë’. Bajamet përmbajnë nivele të larta yndyre (yndyra të pangopura). Përmbajtja e magnezit në bajame mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut. Përmirëson nivelet e sheqerit në gjak: Bajamet përmbajnë gjithashtu sasi të larta të magnezit, një mineral që shumë njerëz, veçanërisht ata me diabet të tipit 2, nuk e marrin mjaftueshëm. Magnezi është i rëndësishëm për menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak përveç proceseve të tjera. Marrja e një sasie të mjaftueshme të këtij minerali mund të ndihmojë në përmirësimin e sindromës metabolike dhe profileve të sheqerit në gjak. E mirë për lëkurën: Nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndetshme, atëherë konsumimi i një grushti bajamesh tju vij në ndihmë. Antioksidantët në bajame, veçanërisht vitamina E, mund të ndihmojnë në reduktimin e shenjave të plakjes dhe mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira duke ju dhënë një lëkurë pa njolla dhe me shkëlqim.

rezart morina

Dita Botërore e Zemrës, 17.5 mln vdekje të parakohshme çdo vit në botë

rezart morina

Studim/ Ëmbëlsirat ndikojnë në trurin tonë

rezart morina