RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Chollet bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin: Dënova ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës

​chollet-bisedon-me-kurtin-dhe-vuciqin:-denova-ashper-dhunen-kunder-policise-se-kosoves

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ai ka shkruar se e ka dënuar dhunën kundër Policisë së Kosovës ku ka mbetur i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

Diplomati amerikan ka theksuar se palët duhet të kthehen në dialog dhe të zbatojnë zotimet e marrëveshjes së Ohrit.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të dielën në Kosovë. Dënova ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të implementojnë premtimet e (marrëveshjes së) Ohrit”, ka shkruar Chollet.

Derisa ka njoftuar për bisedën me presidentin e Serbisë, Chollet ka thënë se ka theksuar rëndësinë e de-përshkallëzimit dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet.

“Bisedova me presidentin Vuçiq për rëndësinë e de-eskalimit të menjëhershëm në veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet. Humbja tragjike e jetës thekson nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar ai.

Related posts

Sulmi izraelit në Gaza vret civilë gjatë një dasme, teksa zhvillohen bisedime për armëpushim

RTI

Putin kërkon ish kancelarin gjerman Gerhard Schroder si negociator BE-Rusi, Kallas refuzon: S’mund t’i jepet Moskës kjo e drejtë

admin

Finlanda në rrezik veprimi fiskal të BE-së për shkak të problemeve strukturore

RTI