RTV AHIRETI
Lajme

Arabi Saudite, rrufeja godet kullën e sahatit në Mekë

arabi-saudite,-rrufeja-godet-kullen-e-sahatit-ne-meke

Kulla e sahatit 600 metra e lartë në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, gjatë natës u godit nga rrufeja e shoqëruar me bubullima, raporton Anadolu.

Gjatë kohës kur shiu binte i shoqëruar me bubullima në rajonin e Mekës, rrufeja që goditi kullën e famshme të sahatit pranë Xhamisë së Madhe në të cilën ndodhet Qabeja, shkaktoi frikë.

Në pamjet e publikuara në mediat sociale, vërehet se rrufeja e goditi kullën e sahatit nga shumë anë.

Rrokaqielli i njohur si “Burj es-Saah” i cili brenda tij përfshin hotele dhe qendra tregtare dhe ndërtimi i të cilit përfundoi në vitin 2010, me lartësinë e saj 600 metra mban titullin kulla më e madhe e sahatit në botë.

Related posts

Aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe, spiunuan për situatën në veri

admin

UEFA 200 mijë euro për tërmetin në Turqi

admin

Vuçiqi thotë se Kosova refuzoi draft-statutin: Asociacioni ose pranohet, ose do të jetë fundi i gjithçkaje

Muhamet Ramadani