RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedi: Qeveria nxjerr ushtrinë në rrugë pas konfliktit të përgjakshëm mes bandave

suedi:-qeveria-nxjerr-ushtrine-ne-rruge-pas-konfliktit-te-pergjakshem-mes-bandave

Për herë në historinë e vendit, qeveria e Suedisë ka urdhëruar dislokimin e forcave të armatosura në rrugë, pas përshkallëzimit të dhunës në vend nga bandat.

Në një fjalim të enjten, kryeministri Ulf Christerson njoftoi se ai synon të zgjerojë ushtrinë. “ Suedia nuk ka parë kurrë diçka të tillë më parë, asnjë vend tjetër në Evropë nuk ka parë diçka të tillë ”, theksoi kryeministri suedez.

Tre persona u vranë vetëm ditën e djeshme. Gjatë këtij muaji viktimat janë me dhjetëra, e shumica prej tyre kanë qenë kalimtarë të rastit që janë identifikuar gabimisht nga autorët.

Përpara fjalimit Christerson kishte thirrur shefin e ushtrisë për të diskutuar se si forcat e armatosura mund të ndihmojnë policinë të përballet me valën e paprecedentë të krimit . Të premten ai do të ketë një takim me Komandantin Suprem të Forcave të Armatosura dhe shefin e Policisë.

Përfshirja e ushtrisë në luftën kundër krimit do të ishte një hap shumë i pazakontë për Suedinë, thekson Associated Press. /abcnews

Related posts

Qeveria shqiptare, kjo një avokate e Izraelit përballë Baki Goxhajt

Kushtrim Guraj

VIDEO/ Kina goditet nga një tërmet i fuqishë, raportohet dhe për viktima e të plagosur! Shikoni pamjet

admin

Venezuela do të lirojë 300 të burgosur

admin