RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Nuk është raportuar ndonjë keqtrajtim ndaj atyre që shkojnë nga Karabaku në Armeni

okb:-nuk-eshte-raportuar-ndonje-keqtrajtim-ndaj-atyre-qe-shkojne-nga-karabaku-ne-armeni

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftojnë se gjatë largimit nga rajoni dhe gjatë udhëtimit drejt Armenisë të armenëve që jetojnë në rajonin e Karabakut në Azerbajxhan, nuk është raportuar ndonjë keqtrajtim, raporton Anadolu.

Komisionerja e Lartë e OKB-së për Refugjatët, për Armeninë, Kavita Belani bëri një vlerësim në konferencën javore për media të Zyrës së OKB-së në Gjenevë ku ajo mori pjesë përmes internetit, lidhur me situatën në Armeni dhe migrimin e mijëra personave drejt Armenisë nga rajoni i Karabakut të Azerbajxhanit.

Në një kohë më pak se një javë, nga Karabaku janë larguar dhe kanë mbërritur në Armeni mbi 88.700 persona, pretendon Belani, duke shtuar se “janë të shqetësuar nga situata emergjente humanitare” të përjetuar këtu.

Belani vuri në dukje se Qeveria e Armenisë me mbështetjen e OKB-së dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile kanë marrë përsipër përgjegjësinë e mbrojtjes dhe ndihmës.

Në pyetjen e gazetarit nëse “është regjistruar ndonjë keqtrajtim kundër këtyre personave gjatë udhëtimit të tyre?” Belani u përgjigj: “Deri më tani e di që nuk ka ndonjë incident të regjistruar. Nuk është raportuar ndonjë rast keqtrajtimi. Ky është një udhëtim i gjatë, fluksi gjatë kësaj kohe është një situatë e vështirë për njerëzit. Por, nuk është raportuar ndonjë keqtrajtim nga ana e azerbajxhanasve”.

Operacioni antiterrorist i Azerbajxhanit

Ushtria e Azerbajxhanit më 19 shtator filloi operacionin antiterrorist me qëllim për të siguruar rendin kushtetues në Karabak.

Forcat e armatosura armene në Karabak, dorëzuan armët pas operacionit i cili vazhdoi për rreth 24 orë.

E ashtuquajtura administrata armene që kishte vendosur regjimin e saj pushtues në rajon, njoftoi vetë-shpërbërjen e saj.

Zyrtarët azerbajxhanas deklaruan se shteti synon të integrojë popullatën armene në vend dhe se ata që dëshirojnë mund të bëhen pjesë e shoqërisë së Azerbajxhanit duke pranuar shtetësinë.

Related posts

“Do të çonte në viktima masive civile”- Kancelari gjerman për sulmin në Rafah: Do të ishte i papërgjegjshmëri

admin

Steinmeier: Lufta e Rusisë është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar

admin

Deklaratat rreth rastit Dehari, ministrja Haxhiu nesër jep dëshmi në Prokurorinë Speciale

admin