RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Orban: Ukraina është vite dritë larg BE-së

orban:-ukraina-eshte-vite-drite-larg-be-se

Kryeministri hungarez, Viktor Orban theksoi se Ukraina është “vite dritë” larg anëtarësimit në BE. Duke folur në kongresin e partisë Fidesz, Orban tha se qeveria e tij do të kundërshtojnë bisedimet brenda BE-së në mes të dhjetorit nëse Kievi duhet të nisë zyrtarisht negociatat për t’u bashkuar me bllokun evropian.

Pranimi i një vendi të ri në BE kërkon pëlqimin e të gjithë anëtarëve të Unionit dhe Orban mund të vërë veton ndaj tij, raportoi AP. Orban u rizgjodh në krye të Fidesz-it për herë të 11-të që nga viti 2003 në kongresin e partisë në Budapest të shtunën. Ai tha se një nga prioritetet e qeverisë së tij të re do të jetë ndalimi i rrugës së Ukrainës drejt BE-së.

“Detyra jonë është të korrigjojmë premtimin e gabuar, se negociatat me Ukrainën do të fillojnë, sepse Kievi tani është vite dritë larg BE-së”, tha Orban. Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji propozoi fillimin e bisedimeve të pranimit me Ukrainën, duke thënë se qeveria në Kiev “ka demonstruar një nivel të jashtëzakonshëm fuqie institucionale, vendosmëri dhe aftësi për të funksionuar”.

Related posts

Britani e Madhe/ Partia Laburiste formon kabinetin qeveritar pasi mori pushtetin me një fitore të thellë, kush është në ekipin kryesor të Keir Starmer

admin

Erdogan dhe Guterres diskutojnë mënyrat për t’i dhënë fund krizës së shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë

admin

Ndërron jetë dijetari i njohur Jusuf Al-Kardavi

admin