RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Trupat e tre pjesëtarëve të grupit terroristë sot u dorëzohen familjarëve

trupat-e-tre-pjesetareve-te-grupit-terroriste-sot-u-dorezohen-familjareve

Trupat tre terroristëve serbë do t’u dorëzohen sot familjarëve.

Autopsia e tyre ka përfunduar ditën e premte në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa burime brenda këtij instituti bëjnë të ditur për Telegrafin se familjarët do të pranojnë sot trupat.

Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri më 24 shtator, nga një grup terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ndërkaq nga gjuajtjet me armë zjarri, Policia vrau tre pjesëtarë të grupit terroristë.

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës është dënuar fuqishëm nga SHBA,BE dhe vendet e rajonit, ndërsa autoritetet në Kosovë janë zotuar se përgjegjësit e sulmeve terroriste do të dalin para drejtësisë.

Dy prej anëtarëve të grupit terroristë janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë në masën e paraburgimit prej një muajsh.

Related posts

Zyrtari izraelit: Të paktën pesë përpjekje për të shembur Al-Aksa-në

Muhamet Ramadani

VIDEO/ Po i nënshtrohej restaurimit, përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës në Danimarkë

admin

OKB: Mbi 34.5 milionë njerëz në rajonin e Sahelit kanë nevojë për ndihmë humanitare

Muhamet Ramadani