RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Mbi 34.5 milionë njerëz në rajonin e Sahelit kanë nevojë për ndihmë humanitare

okb:-mbi-34.5-milione-njerez-ne-rajonin-e-sahelit-kane-nevoje-per-ndihme-humanitare

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njofton se më shumë se 34.5 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare për shkak të problemeve në rritje të sigurisë në rajonin e Sahelit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) thuhet se në rajonin e Sahelit, vazhdon të përkeqësohet kriza humanitare e shkaktuar nga dhuna në rritje, zhvendosja, pasiguria ushqimore dhe rreziqet e klimës.

“Arsyet kryesore të nevojave të ndihmës humanitare në vitin 2023 janë konflikti dhe dhuna”, theksohet në deklaratën ku më tej bëhet e ditur se për shkak të sigurisë njerëzit në Burkina Faso, Çad, Mali, në veri të Kamerunit dhe në verilindje të Nigerisë ndodhen përballë problemeve të ndryshme.

Më shumë se 34.5 milionë njerëz nga rreth 109 milionë banorë të rajonit Sahel kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe mbrojtje ndërsa rreth 6 milionë njerëz janë në prag të “katastrofës”.

Sipas OKB-së, në një pjesë të madhe të rajonit Sahel siguria është prishur sërish për shkak të aktiviteteve të grupeve të armatosura, separatistëve dhe organizatave kriminale.

Për shkak të problemeve të sigurisë, në rajonin e Sahelit 6.3 milionë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpinë e tyre ndërsa janë mbyllur 10 mijë shkolla dhe 7 qendra shëndetësore.

Related posts

Evropa i kërkon më shumë gaz Nigerisë

admin

Ushtria e Nigerit paralajmëron forcat e huaja që të mos intervenojnë

admin

Probleme shëndetësore për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni

admin