RTV AHIRETI
Lajme

Në sulmet e kryera nga Gaza rritet në 300 numri i izraelitëve që humbën jetën

ne-sulmet-e-kryera-nga-gaza-rritet-ne-300-numri-i-izraeliteve-qe-humben-jeten

Numri i izraelitëve që kanë humbur jetën në sulmet e kryera nga Rripi i Gazës nën bllokadë, është rritur në 300, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “Kanal 12” me qendër në Izrael, është rritur në 300 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin e emërtuar “Tufani i Aksa-së” që Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit filloi kundër Izraelit nga Rripi i Gazës nën bllokadë.

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit njoftoi se mëngjesin e sotëm ka nisur kundër Izraelit një sulm gjithëpërfshirës të emërtuar “Tufani i Aksa-së”. Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa edhe grupet e armatosura hynë në vendbanimet në rajon.

Pas operacionit “Tufani i Aksa-së” edhe ushtria izraelite njoftoi se ka filluar sulm me dhjetëra avionë luftarakë ndaj Rripit të Gazës.

Related posts

Hyn sot në fuqi vendimi, Kosova lëshon leje qëndrimi për 12 muaj për serbët

admin

Deri në katër orë pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

admin

Ministri i Jashtëm ukrainas: Rusia po kërkon “justifikime të rreme” për të sulmuar përsëri

admin