RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Mbi 1.200 izraelitë të vrarë në sulmin e Hamasit dhe mbi 200 të zënë rob”

“mbi-1.200-izraelite-te-vrare-ne-sulmin-e-hamasit-dhe-mbi-200-te-zene-rob”

Zyrtarët izraelitë vlerësojnë se mbi 1.200 izraelitë janë vrarë në sulmet e Hamasit në qytete pranë Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Gazeta ‘Yedioth Ahronoth’ raportoi se zyrtarët në Tel Aviv po ashtu besojnë se mbi 200 izraelitë u kapën rob nga Hamasi në Gaza.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ende nuk e ka konfirmuar numrin e ri.

Gazeta izraelite ‘Haaretz’ më herët raportoi se sulmi i Hamasit ka vrarë mbi 1 mijë izraelitë.

Grupi palestinez Hamas nisi një sulm të befasishëm të shtunën, me luftëtarët që depërtuan në qytetet izraelite pranë Gazës në mes të zjarrit të rëndë me raketa.

Izraeli u kundërpërgjigj me një seri sulmet ajrore në Rripin e Gazës dhe vendosi një bllokadë të plotë në territorin ku banojnë afër 2.2 milionë njerëz.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 830 palestinezë u vranë dhe 4.250 të tjerë u plagosën në bombardimet izraelite të Rripit të Gazës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do të përdorë të gjithë forcën e Izraelit për të shkatërruar aftësitë e Hamasit dhe për t’u “hakmarrë për këtë ditë të zezë”.

Related posts

BE-ja pas 18 muajve emëron koordinatoren kundër urrejtjes dhe Islamofobisë

admin

Anija e dytë me grurë ukrainas mbërrin në Stamboll

rezart morina

Shkon në gati 32.500 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin