RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rebelët Houthi kërcënojnë se do t’i bashkohen sulmeve të Hamasit nëse intervenon SHBA

rebelet-houthi-kercenojne-se-do-t’i-bashkohen-sulmeve-te-hamasit-nese-intervenon-shba

Rebelët Houthi të Jemenit kërcënuan se do t’i bashkohen sulmit të Hamasit ndaj Izraelit nëse SHBA përfshihet drejtpërdrejt në konflikt, transmeton Anadolu.

“Ne jemi në koordinim të plotë me vëllezërit tanë në boshtin e rezistencës”, tha kreu i grupit Abdul-Malik al-Houthi në një deklaratë të transmetuar nga televizioni Al-Masirah i drejtuar nga Houthi.

“Nëse amerikanët do të ndërhynin drejtpërdrejt ushtarakisht, ne do të ishim të gatshëm të merrnim pjesë kundër Izraelit, me sulme me raketa dhe dronë dhe opsione të tjera ushtarake”, shtoi ai.

Të hënën, SHBA dërgoi drejt Izraelit aeroplanmbajtësen më të madhe në botë, USS Gerald R. Ford.

“Ky veprim ka për qëllim të shërben si një demonstrim i qartë me vepra, dhe jo vetëm me fjalë, i mbështetjes së SHBA për mbrojtjen e Izraelit”, tha Pentagoni.

Izraeli vazhdon sulmet e tij ajrore në Gaza, pas një sulmi në më shumë fronte të Hamasit në qytetet izraelite pranë territorit bregdetar.

Related posts

Forumi i investimeve Arabi Saudite-Turqi hapet në Riad përpara vizitës së Presidentit Erdogan

Hevzi

Prej 40 vitesh në arrati, arrestohet në Argjentinë ish-anëtari i “Brigadës së Kuqe”! Leonardo Bertulazzi pjesë e bandës që rrëmbeu dhe vrau ish-kryeministrin italian

admin

Marina ruse nis stërvitje të madhe ushtarake në Detin e Veriut

Muhamet Ramadani