RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lirohet me kusht Hysni Gucati

lirohet-me-kusht-hysni-gucati

Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim për lirim me kusht të ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati, raporton teve1.info

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar ish sekretari i OVL të UÇK-së, Hysni Klinaku, tashmë UD. i kryetarit të kësaj organizate.

“E di qysh prej dje prej avokatëve që është marrë vendimi për lirim me kusht për Hysniun ndërsa për Nasimin nuk është marrë pozitiv dhe do të rishikohet vendimi pas 2-3 muajve”, tha shkurt Klinaku.

Sipas tij, vendimi është kumtuar nga avokatët e Gucatit, ndërsa publikisht një vendim i tillë nuk ka dalë ende nga Dhomat e Specializuara.

Klinaku tha se nuk e di saktë kthimin e Gucatit në Kosovë, por shtoi se shpreson javën e ardhshme.

Related posts

Mbi 1 milion luftëtarë iranianë gati për përballje me SHBA-të, Teherani: Çdo ndërhyrje tokësore, do ishte çmenduri

admin

Qeveria nënshkruan memorandum për krijimin e vendeve të reja të punës

Muhamet Ramadani

Lista Serbe e cilëson provokim vizitën e Kurtit në veri

admin