RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite ‘kundërshton kategorikisht’ shënjestrimin e civilëve në Gaza

arabia-saudite-‘kundershton-kategorikisht’-shenjestrimin-e-civileve-ne-gaza

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al-Saud, ka shprehur kundërshtimin e fortë për shënjestrimin e civilëve në bombardimet izraelite të Gazës.

Këtë qëndrim ai e ka shprehur gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly.

Arabia Saudite bëri thirrje gjithashtu për një ndërprerje të menjëhershme të përshkallëzimit ushtarak në Gaza dhe heqjen e rrethimit.

Pavarësisht aleancës së ngushtë të Mbretërisë së Bashkuar me Izraelin, Arabia Saudite theksoi rëndësinë e zbatimit të rezolutave në lidhje me çështjen palestineze në përputhje me marrëveshjet e mëparshme të paqes. /mesazhi

Related posts

Opozita shpall fitoren në Stamboll dhe Ankara! Reuters: Turqit dënuan partinë e Erdogan në zgjedhjet lokale

admin

SHBA ka dislokuar mbi 160 avionë cisternë për të mbështetur operacionet ajrore në Lindjen e Mesme

Irfan Jahiu

Mjeku i spitalit Nasser në Gaza: Jemi zhgënjyer, ku është njerëzimi

Muhamet Ramadani