RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bastisje në veri lidhur me sulmin në Banjskë

bastisje-ne-veri-lidhur-me-sulmin-ne-banjske

Policia është duke bastisur disa lokacione në veri të vendit lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Nga PK-ja është thënë se janë duke zhvilluar operacionin, ndërsa nuk dihet ende nëse ka ndonjë të arrestuar deri tash.

Më 24 shtator, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni tre sulmues u vranë. Është kapur edhe arsenal i madh armësh.

Përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur e pati marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Ai u lirua nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash – përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme. Gjykata ia ndaloi daljen nga Serbia dhe e obligoi të paraqitet në stacionin kompetent policor dy herë në muaj.

Sipas Prokurorisë serbe, Radoiçiq dyshohet se “ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator”. Më pas, ato armë “ai i ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte të braktisura dhe pyje”, sipas Prokurorisë serbe.

Radoiçiq i mohoi këto vepra.

Related posts

Adriana Matoshi deklaron të ardhurat, sa është pasuria e deputetes

admin

Personat me ngjyrë frikësohen se zgjedhjet mund ta rritin ra’cizmin në Gjermani

admin

Lajçak pas takimit me Kurtin: Të gjitha energjitë janë fokusuar te dialogu dhe marrëveshja

admin