RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbërrin në Egjipt avioni i tretë turk me ndihma për Gazën – VIDEO

mberrin-ne-egjipt-avioni-i-trete-turk-me-ndihma-per-gazen-–-video

Një aeroplan i tretë turk me ndihma humanitare për civilët e Rripit të Gazës mbërriti sot në Egjipt, raporton Anadolu.

Avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar El-Arish në Egjipt, i cili është afër me rripin e sulmuar nga forcat izraelite dhe e ka dedikuar atë për ndihmë humanitare në Gaza.

Avioni ushtarak, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Agjencinë e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), po ofron ndihma shumë të nevojshme për popullin e Gazës.

Artikuj si ilaçe, furnizime mjekësore, ushqime, mallra të konservuar, batanije dhe pelena është planifikuar të transportohen përmes kalimit kufitar Rafah në Gaza.

Dy avionët e parë që transportuan ndihma humanitare të Turqisë për civilët e Gazës u ulën në Egjipt të premten.

Related posts

Guterres paralajmëron për rritje të terrorizmit të ekstremit të djathtë

admin

41-vjeçarja shantazhon me video erotike të moshuarin në Prishtinë dhe i merr 50 mijë euro

admin

VOA: Partitë e majta dhe të qendrës në Francë, thirrje për aleancë të përbashkët kundër të djathtës ekstreme

admin