RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Dhuna duhet të marrë fund tani”: OKB-ja bën thirrje për t’u dhënë fund sulmeve në spitale

“dhuna-duhet-te-marre-fund-tani”:-okb-ja-ben-thirrje-per-t’u-dhene-fund-sulmeve-ne-spitale

Agjencitë e OKB-së kanë bërë thirrje për veprim urgjent ndërkombëtar për t’i dhënë fund sulmeve të vazhdueshme izraelite ndaj spitaleve në enklavën e rrethuar.

“Sulmet ndaj objekteve mjekësore dhe civilëve janë të papranueshme dhe janë shkelje e ligjit dhe konventave ndërkombëtare humanitare dhe të të drejtave të njeriut. Ato nuk mund të falen. E drejta për të kërkuar ndihmë mjekësore, veçanërisht në kohë krize, nuk duhet të mohohet kurrë”, thuhet në një deklaratë të agjencive.

Objektet mjekësore duhet të jenë strehë të sigurta dhe nevojitet një veprim vendimtar ndërkombëtar për të siguruar një armëpushim të menjëhershëm humanitar, për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve dhe për të ruajtur atë që ka mbetur nga sistemi i kujdesit shëndetësor në Gaza, tha ai.

“Tani nevojitet akses i papenguar, i sigurt dhe i qëndrueshëm për të siguruar karburant, furnizime mjekësore dhe ujë për këto shërbime shpëtimi. Dhuna duhet të marrë fund tani.” /mesazhi

Related posts

Vuçiq në tubimin në Beograd njofton se do të japë dorëheqjen pas disa javësh

Muhamet Ramadani

BE-ja: Një konflikt i zgjatur në Lindjen e Mesme do të ketë pasoja për Evropën dhe botën

RTI

Tajlandë: Partitë opozitare dominojnë zgjedhjet me mbylljen e sondazheve

admin