RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasadori izraelit në SHBA: Jemi në konsultim për një plan afatgjatë në Gaza

ambasadori-izraelit-ne-shba:-jemi-ne-konsultim-per-nje-plan-afatgjate-ne-gaza

Ambasadori i Izraelit në Washington, Michael Herzog tha se Izraeli është në konsultim me SHBA-në për një plan afatgjatë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Herzog në një deklaratë për kanalin “Fox News” që transmeton në SHBA tha se “Izraeli nuk ka për qëllim të pushtojë Gazën”.

“Qëndrimi ynë është që palestinezët të qeverisin veten. Do të shohim se çfarë do të jetë roli i plotë i administratës palestineze, sepse të gjithë e shohin se në formën aktuale administrata palestineze qeveris me vështirësi edhe Ramallahun. Për këtë arsye është e nevojshme një reformë”, tha Herzog.

Ai vuri në dukje se qëllimi i tyre në Gaza është të eliminojnë Hamasin. “Po mendojmë se çfarë mund të bëhet në planin afatgjatë (në Gaza) dhe për këtë çështje jemi në dialog me administratën amerikane”, tha ambasadori izraelit.

Related posts

UNESCO e shqetësuar për dëmet e shkaktuara nga sulmet izraelite ndaj trashëgimisë kulturore në Gaza

Muhamet Ramadani

Disa pjesë të Austrisë mbulohen nga bora, trashësia deri në 1 metër

Muhamet Ramadani

47 policë të lënduar nga protesta e së martës në Maqedoni, dy në gjendje të rëndë

admin