RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasadori izraelit në SHBA: Jemi në konsultim për një plan afatgjatë në Gaza

ambasadori-izraelit-ne-shba:-jemi-ne-konsultim-per-nje-plan-afatgjate-ne-gaza

Ambasadori i Izraelit në Washington, Michael Herzog tha se Izraeli është në konsultim me SHBA-në për një plan afatgjatë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Herzog në një deklaratë për kanalin “Fox News” që transmeton në SHBA tha se “Izraeli nuk ka për qëllim të pushtojë Gazën”.

“Qëndrimi ynë është që palestinezët të qeverisin veten. Do të shohim se çfarë do të jetë roli i plotë i administratës palestineze, sepse të gjithë e shohin se në formën aktuale administrata palestineze qeveris me vështirësi edhe Ramallahun. Për këtë arsye është e nevojshme një reformë”, tha Herzog.

Ai vuri në dukje se qëllimi i tyre në Gaza është të eliminojnë Hamasin. “Po mendojmë se çfarë mund të bëhet në planin afatgjatë (në Gaza) dhe për këtë çështje jemi në dialog me administratën amerikane”, tha ambasadori izraelit.

Related posts

Lufta e Iranit, pasoja katastrofike për shtetet arabe të Gjirit

Kushtrim Guraj

Shërbimi Sekret rriti sigurinë pas informacioneve për komplot iranian për të vrarë Trump, CNN: A lidhet kjo me atentatin ndaj ish-presidentit?

admin

Republika Sërpska vendos që të mos publikojë më vendimet e përfaqësuesit të lartë

Muhamet Ramadani