RTV AHIRETI
KosovëLajmeRajon dhe Botë

Kosovë, nëpërmjet marshit kërkohet armëpushim i menjëhershëm në Gaza

kosove,-nepermjet-marshit-kerkohet-armepushim-i-menjehershem-ne-gaza

Dhjetëra qytetarë kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë duke kërkuar armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe në solidarizim me popullin palestinez, raporton Anadolu.

“Drejtësi për Palestinën”, “Stop gjenocidit në Gaza”, “Liri, barazi, solidaritet”, “Me kritiku shtetin e Izraelit nuk është antisemitike”, “Mos hesht ndaj spastrimit etnik”, “Poshtë okupimi”, ishin disa nga thirrjet gjatë marshit të organizuar nga organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Njëri nga organizatorët e këtij marshi, Agim Ramadani, tha se insistojnë që lufta aktuale të mos lexohet si luftë mes palëve të barabarta, por si luftë e një shteti kolonial e okupator kundër rezistencës çlirimtare të një populli.

“Sot jemi dëshmitarë të një gjenocidi të ushtruar nga Izraeli kundrejt popullit palestinez e cila vjen si vazhdimësi e okupimit 75-vjeçar të Palestinës nga Izraeli, vrasjeve masive dhe dëbimeve të dhunshme të popullit palestinez nga tokat e tyre. Ky okupim ka shndërruar Gazën në një kamp koncentrimi, në një varrezë masive të mijëra fëmijëve, grave dhe burrave. Kjo është tragjedia më e madhe e shekullit 21. Ne jemi këtu sepse nuk mund të qëndrojmë të heshtur kur një populli të tërë i mohohet ekzistenca”, theksoi Ramadani.

Tutje, ai tha se holokausti dhe vuajtja e hebrenjve përgjatë historisë dhe retorika antisemite nuk mund të përdoren si mjet për të arsyetuar politikat zioniste.

Organizatorët e këtij marshi gjatë ditës së diel, më 12 nëntor, në ditën kur Kombëtarja e Kosovës në Futboll u ballafaqua me ekipin e Izraelit, vendosën një flamur të Palestinës në qendër të Prishtinës me mbishkrimin “Liri për Palestinën”, i cili më pas u hoq nga autoritetet.

Related posts

Incidenti diplomatik në aeroportin e Shkupit, MPJD: Trajtim jodinjitoz për presidenten Osmani, kemi kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada maqedonase!

admin

Eksperti francez: Muslimanët në Francë keqtrajtohen sepse janë pasardhës të popullsive të kolonizuara

rezart morina

Ush’tria iz’raelite shkatërron një xhami në Bregun Perëndimor – VIDEO

RTI