RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Nëse presim tutje, mungesa e karburanit do të jetë “arsyeja kryesore” e vdekjeve në Gaza

okb:-nese-presim-tutje,-mungesa-e-karburanit-do-te-jete-“arsyeja-kryesore”-e-vdekjeve-ne-gaza

Agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë paralajmëroi sot se mungesa e karburantit do të jetë “arsyeja kryesore” për vdekjet në Rripin e Gazës nëse enklava e rrethuar nuk furnizohet me të, raporton Anadolu.

“Kemi nevojë për një armëpushim tani dhe karburant”, tha Philippe Lazzarini, komisari i përgjithshëm për Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Lazzarini nënvizoi se situata e karburanteve mund të ishte zgjidhur shumë kohë më parë dhe shtoi se “sa më shumë të presim, do të shohim karburantin të bëhet shkaku kryesor” për vdekjet e palestinezëve në Gaza.

Ai tha se kanë marrë një sasi “të vogël” karburanti, “gjysma e një kamioni”, të mërkurën, por se Izraeli e ka kufizuar përdorimin e atij karburanti për të ndihmuar kamionët që mbërrijnë në vendkalimin Rafah.

Related posts

Kurti ndan vendimet që u miratuan sot në mbledhjen e Qeverisë

admin

Një grua u nxor e gjallë nga rrënojat 6 ditë pas tërmetit në Marok

rezart morina

EBA dhe Egjipti kryejnë dërgesën më të madhe të ndihmave përmes ajrit në Gaza

rezart morina