RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kishat në Ramallah dhe komuna anulojnë festimet e Krishtilindjeve për shkak të luftës së Izraelit në Gaza

kishat-ne-ramallah-dhe-komuna-anulojne-festimet-e-krishtilindjeve-per-shkak-te-luftes-se-izraelit-ne-gaza

Kishat dhe Komuna e Ramallahut në Bregun Perëndimor njoftuan sot anulimin e të gjitha festimeve vjetore të Krishtlindjeve në qytet, duke kufizuar festat vetëm në shërbime kishtare për shkak të luftës shkatërruese të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Komuna e Ramallahut dhe Këshilli i Kishave në Ramallah njoftojnë anulimin e të gjitha festimeve të Krishtlindjeve që mbahen çdo vit në qytet. Festimet do të kufizohen në shërbesa kishtare, lutje për popullin tonë në Gaza, për shpirtrat e martirëve tanë, për shërimin e të plagosurve dhe për të pikëlluarit”, thuhet në një deklaratë të Komunës së Ramallahut.

“Në këtë kohë çdo vit, ne përgatitemi të dekorojmë qytetin për festimin e Krishtlindjeve, për të pritur festën me gëzim dhe dashuri. Megjithatë, sot, në vend që të sjellim buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve tanë, ne vajtojmë për ta. Në vend që t’u japim dhurata për festat, ne nuk mund t’u dërgojmë as ndihma humanitare atyre (në Gaza) ndërsa ata janë nën bombardime, luftë dhe shkatërrim”, theksohet më tej.

Në deklaratë thuhet se “dhimbja jonë është e thellë” si një popull i izoluar që qëndron përballë tankeve të pushtuesit dhe nën zjarrin e avionëve të tij luftarakë, të cilët “kryejnë masakrat më të këqija kundër popullit tonë në Bregun Perëndimor dhe Gaza”.

“Ne i themi botës, ndaloni agresionin ndaj Gazës”, thekson deklarata.

Kjo dhimbje dhe këto humbje jetësh nuk janë të kohëve të fundit, por janë përsëritur për 75 vjet, shkruan deklarata, duke shtuar: “Sot, ne kemi arritur një pikë ku nuk mund t’i varrosim siç duhet trupat e dëshmorëve tanë në Gaza dhe Bregun Perëndimor për shkak të intensitetit të bombardimeve dhe shkatërrimit të të gjitha aspekteve thelbësore të jetës”.

Në një kohë kur bota po përgatitet të festojë sezonin e gëzueshëm të Krishtlindjeve, tha komuna, “Këtu në Palestinë, toka e Krishtit, ne i presim festat me dhimbje dhe vuajtje të shtuara”.

Në çdo shtëpi, secila familje është në dhimbje, duke pasqyruar vuajtjet e Krishtit në atdheun e tij, Palestinë, thuhet në deklaratën e komunës.

Related posts

Mickoski për incidentin e Osmanit: S’duam të përsëritet, herën tjetër do ta pres personalisht në Shkup

admin6

Borrell: Po përballemi me krizën më të madhe në veri që nga viti 2013

admin

Sindikata e Policisë takohet me Sveçlën

admin