RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrell: Po përballemi me krizën më të madhe në veri që nga viti 2013

borrell:-po-perballemi-me-krizen-me-te-madhe-ne-veri-qe-nga-viti-2013

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, deklaroi se kryenegociatorët e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë janë ftuar në takim dhe sipas tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pritet të mbërrijë që sonte në Bruksel.

Sipas tij, duhet të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor, datë kur kjo do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë targat RKS, ndërsa tha se është i hapur edhe për takim mes liderëve nëse ka përparim konkret në takimet mes kryenegociatorëve.

Ai tha se gjatë takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së, i ka informuar ata edhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe takimet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Paris, duke thënë se kriza aktuale në veri është më e rrezikshmja dhe më e rënda që nga viti 2013.

“Për të ulur këto tensione të cilat po arrijnë një nivel shumë-shumë të rrezikshëm. Unë mund të them se ne po përballemi me krizën më të madhe dhe më serioze që nga viti 2013 në dhjetë vjetët e fundit dhe të dyja palët duhet urgjentisht që të tregojnë gatishmëri për të gjetur rrugën përpara për të ulur këto tensione . Nuk është e pranueshme për asnjërën palë që të shmangin ose të injorojnë obligimet nga dialogu. Niveli i negociatorëve do të fillojë të punojë këtu në Bruksel për hapat e ardhshëm… Pala kosovare është e gatshme që të arrijë sonte. Unë jam i gatshëm që të bindë palët për të ecur përpara për të arritur zgjidhjen, e cila duhet të arrihet deri më 21 nëntor”, ka thënë Borrell.

Ai ka përmendur largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, duke thënë se këta të fundit duhet të tregohen fleksibil dhe t’iu kthehen institucioneve.

“Mesazhi i Këshillit është i qartë – ne duam progres të qartë, ne kemi bërë propozimin. Unë falënderoj Gjermaninë dhe Francën për mbështetjen e fuqishme ndaj këtij propozimi. Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione. Autoritetet kosovare duhet të tregojnë fleksibilitet lidhur me çështjen e targave dhe të punojnë në implementimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe pa shtyrje”, ka thënë Borrell.

Borrell edhe një herë tha se Ballkani Perëndimor mbetet partneri gjeo-strategjik i BE-së dhe se e ardhmja e tij është në Evropë, mesazh ky të cilin ai e përçon para Samitit të radhës BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor.

Related posts

Të burgosurit palestinezë të mbajtur në Izrael anulojnë grevën e urisë

admin

Shumica e gjermanëve presin mungesë gazi këtë dimër

admin

Armand Duka bëhet njeriu i dytë i UEFA-s

rezart morina