RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komiteti i Parlamentit të Turqisë shtyn vendimin në lidhje me kandidaturën e Suedisë në NATO

komiteti-i-parlamentit-te-turqise-shtyn-vendimin-ne-lidhje-me-kandidaturen-e-suedise-ne-nato

Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin e Turqisë të enjten ka nisur debatin në lidhje me kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO, por ka shtyrë procedurat për një datë të mëvonshme pa arritur një vendim, raporton agjencia “AP”.

Nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë Komiteti diskutimet për protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO apo kur do të arrijë në seancë në Kuvendin e Turqisë për etapën e fundit të procesit legjislativ.

Takimi i Komitetit u ndërpre pasi deputetët nga partia në pushtet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paraqitën një mocion për shtyrje nën arsyetimin se disa çështje kanë nevojë për sqarime dhe se negociatat me Suedinë “nuk janë pjekur” sa duhet.

Kryetari i Komitetit, Fuat Oktay, u ka thënë gazetarëve se ambasadori suedez në Turqi mund të ftohet në seancën e radhës për të dhënë informata për hapat që shteti i tij ka marrë për t’iu adresuar shqetësimeve të sigurisë që ka Turqia.

Turqia ende nuk e ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke e akuzuar shtetin skandinav se është tepër i butë ndaj grupeve që Ankara thotë se rrezikojnë sigurinë e Turqisë, përfshirë ndaj militantëve kurdë.

Turqia po ashtu është zemëruar nga një seri e demonstratave nga përkrahësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e po ashtu nga disa protesta ku u dogj Kurani.

Erdogan kishte larguar kundërshtimin e tij ndaj kandidaturës së Suedisë dhe e dërgoi për ratifikimin në Kuvend protokollin e anëtarësimit të shtetit skandinav në NATO.

Ndryshimi erdhi pasi Suedia premtoi bashkëpunim më të thellë me Turqinë në luftën kundër terrorizmit e po ashtu përkrahje për ambiciet e Turqisë që të anëtarësohet në Bashkim Evropian. Po ashtu NATO u pajtua të vendos një koordinator speciale për luftim të terrorizmit.

Më herët të enjten, zëvendësministri i Jashtëm turk Burak Akcapar, raportoi në Komitet për hapat që Suedia ka marrë për t’i adresuar shqetësimet e sigurisë që ka Turqia.

Ai tha se “militantët kurdë më nuk do të jenë në gjendje të gjejnë një hapësirë komode për lëvizje në Suedi”.

“Qeveria e Suedisë dhe publiku kanë nisur të kuptojnë më mirë shqetësimet legjitime të shtetit tonë”, ka thënë Akcapar.

Për t’u anëtarësuar një vend në NATO kërkohet aprovimi unanim nga gjithë anëtarët e aleancës. Turqia dhe Hungaria janë shtetet e vetme që ende po e bllokojnë anëtarësimin e Suedisë. Hungaria ka bllokuar kandidaturën e Suedisë, duke pretenduar se politikanët suedezë kanë thënë “gënjeshtra flagrante” rreth kushteve të demokracisë në Hungari.

Më herët këtë javë, kryetari i Parlamentit të Turqisë, Numan Kurtulmus, i ka thënë homologut të tij suedez Andreas Norlen, se shpreson së shpejti të mbyllet procesi legjislativ në lidhje me kandidaturën e Suedisë në NATO.

Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga pozita e neutralitetit, duke vendosur të aplikojnë për anëtarësim në NATO, pas pushtimit rus të Ukrainës që nisi në shkurt të vitit të kaluar. Finlanda iu bashkua NATO-s në prill të këtij viti, duke u bërë anëtarja e 31-të e aleancës. /koha

Related posts

Hiqen kufizimet, trupi gjykues vendos për vizitat private te Thaçi e të tjerët

rezart morina

Afganistan, të paktën 90 të vdekur për shkak të përmbytjeve në javën e fundit

admin

Wang Yi: Kina do të paraqesë iniciativën e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

rezart morina