RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestinezët s’dinë nga t’ia mbajnë

palestinezet-s’dine-nga-t’ia-mbajne

Ushtria izraelite u ka kërkuar palestinezëve që të largohen edhe nga jugu i Gazës, pak javë pasi ata u zhvendosën nga veriu në jug. Tani më nuk dinë nga t’ia mbajnë pasi edhe Egjipti nuk dëshiron kalimin masiv të palestinezëve në territorin e tij. Kërkesa për largim nga jugu paralajmëron se Izraeli synon të zgjerojë operacionin tokësor në Gazë

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje palestinezëve që të largohen edhe nga pjesët jugore të Gazës, duke sinjalizuar se do të zgjerojë ofensivën tokësore.

Në jug të Gazës janë strehuar mijëra palestinezë, të cilëve në fillim të luftës u ishte kërkuar që të largoheshin nga veriu i qytetit.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka vazhduar bastisjen e spitalit Shifa edhe të enjten. Ushtria izraelite ka prezantuar “armët” që ishin të fshehura nëpër ndërtesën e spitalit, mirëpo deri më tani nuk ka publikuar prova se nën spital fshihet qendra komanduese e Hamasit.

Ushtarët izraelitë kanë kontrolluar bodrumin e spitalit dhe kanë arrestuar teknikët përgjegjës për pajisjet e spitalit Shifa.

Zgjerimi i operacioneve në jug – zonë të cilën e ka bombarduar Izraeli – kërcënon të përkeqësojë krizën humanitare në territorin e rrethuar.

Më shumë se 1.5 milionë persona janë zhvendosur në Gaza, shumica prej tyre në jug.

Mbetet e paqartë se ku do të shkojnë palestinezët, sepse Egjipti ka refuzuar kalimin masiv të palestinezëve të zhvendosur.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11 mijë e 200 palestinezë të vrarë, dy të tretat prej tyre janë gra dhe të mitur.

Ndërkaq, 2 mijë e 700 të tjerë janë raportuar të zhdukur. Shumica besohet se janë varrosur nën rrënoja. /koha

Related posts

Guterres i bën thirrje Izraelit të mos kryejë ofensivë në Rafah

RTI

FOTO/ Me një copë druri të copëtuar për t’u mbështetur dhe një palë pantofla, kjo është 98-vjeçarja që eci rreth 10 km për të ikur nga trupat ruse

admin

Nis zbatimi i vendimit: Rritet numri i policëve në veri

admin