RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis zbatimi i vendimit: Rritet numri i policëve në veri

nis-zbatimi-i-vendimit:-rritet-numri-i-policeve-ne-veri

Policia ka nisur zbatimin e vendimit të saj për rritjen e prezencës në veri të Kosovës.

Kësisoj, është rritur edhe numri i policëve në veri të vendit.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla me anë të një postimi në Facebook.

“Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit.

Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme.

Sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit.

Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.

Related posts

Gaza, rritet në 24.620 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Muhamet Ramadani

Mbreti Salman fton Zelenskyyn si “mysafir nderi” në Arabinë Saudite, bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Muhamet Ramadani

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq për dëmtim të varrezave

RTI