RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Organizonte skema piramidale e bixhoz, arrestohet nga policia

organizonte-skema-piramidale-e-bixhoz,-arrestohet-nga-policia

Gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Skenderajt, Policia e Kosovës ka arrestuar një person.

Ai është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Po ashtu është bërë e ditur se në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar shtatë aparate të lojërave, dy televizorë dhe dëshmi tjera relevante.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Related posts

VMRO: Pushteti është duke i përgjuar qytetarët!

admin

Dyshime se SHBA qëndron pas bombardimit të shkollës në Iran, mbi 170 të vrarë

Muhamet Ramadani

Shpërthen një furgon në një parking nëntokësor në Londër, një i plagosur me djegie

admin