RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedonia e Veriut ndjek me shqetësim dhe vëmendje gjendjen me zjarret në Greqi

maqedonia-e-veriut-ndjek-me-shqetesim-dhe-vemendje-gjendjen-me-zjarret-ne-greqi

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë së Veriut njoftoi se po ndjek me shqetësim dhe vëmendje gjendjen aktuale të jashtëzakonshme në Greqi, e ndodhur si pasojë e zjarreve të fundit në pyje, të cilat rezultuan me viktima në njerëz dhe humbje të tjera të mëdha, transmeton Anadolu.

“Me këtë rast, dëshirojmë t’u shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe të lënduarve t’u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Gjithashtu në njoftim thuhet se sipas informacioneve të deritanishme të marra nga institucionet kompetente të Greqisë, në mesin e viktimave nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut.

“Në mesin e të lënduarve ka një shtetas të Maqedonisë së Veriut, një shofer kamioni, rimorkioja e të cilit ka marrë flakë teksa kalonte në një zonë të përfshirë nga zjarret, në afërsi të qytetit Alexandroupoli. Shoferi ka marrë djegie, të cilat janë trajtuar në spitalin lokal. Në afërsi gjendet edhe kamioni i dytë me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili për shkak të defektit mekanik nuk është në gjendje për vozitje. Tre shtetasit tanë, të cilët ndodheshin në dy kamionët, janë evakuuar me kohë dhe janë nisur për në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se nëpërmjet Ambasadës në Athinë dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik, e ndjekin nga afër situatën dhe mbeten në komunikim të ngushtë me institucionet kompetente greke.

Gjithashtu, MPJ u bën apel shtetasve që nëse ndodhen në zonat e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Ambasadën në Athinë ose Konsullatës së Përgjithshme në Selanik.

Related posts

Blinken: Situata në Gaza për palestinezët ‘mbetet e rëndë’

admin6

G7-a zotohet për dhënie fund të ndotjes plastike deri më 2040

admin

Patriarku rus Kirill paralajmëron rivalët e Rusisë me “fundin e botës”

admin