RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

11,675 palestinezë të vrarë që nga fillimi i agresionit izraelit, 3600 të zhdukur

11,675-palestineze-te-vrare-qe-nga-fillimi-i-agresionit-izraelit,-3600-te-zhdukur

 

Agresioni izraelit në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor që prej 7 tetorit, vrau 11675 persona dhe plagosi rreth 32 mijë të tjerë, tha sot Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Ministria shpjegoi, në raportin e saj ditor mbi agresionin, se po përballet me sfida të mëdha në aksesin e përditësimeve të të dhënave si rezultat i prishjes së shërbimeve të komunikimit në Gaza për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite.

Aty thuhet se numri i të vrarëve në Gaza që nga fillimi i agresionit dhe deri dje, më 16 nëntor, ka arritur në 11470, përfshirë 4707 fëmijë, 3155 gra dhe 686 të moshuar. Numri i të plagosurve ka shkuar në mbi 29 mijë.

Ai tha gjithashtu se mbi 3600 civilë mbeten të zhdukur ose nën rrënoja, duke përfshirë 1750 fëmijë.

Related posts

72 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

admin

SHBA, personi që u paralizua në automjetin e policisë do të marrë 45 milionë dollarë dëmshpërblim

admin

He’zbollahu merr përsipër su’lmin e dytë me ra’keta në bazën ajrore iz’raelite

admin