RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nëntë doganierë dhe një polic arrestohen në veri, dyshohen për keqpërpëdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion

nente-doganiere-dhe-nje-polic-arrestohen-ne-veri,-dyshohen-per-keqperpedorim-te-pozites-zyrtare-dhe-korrupsion

Dogana e Kosovës në asistim nga Policia e Kosovës po zhvillojnë një aksion, ku janë bastisur katër lokacione.

Sipas burimeve të Indeksonline, bëhet e ditur se nga ky aksion janë arrestuar 9 zyrtarë të doganës dhe një polic.

Aksioni ka të bëjë me disa zyrtarë doganier të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka thënë se dyshohet për disa vepra penale.

“Ky aksion është duke u referuar me urdhër të Prokurorisë Speciale ku dyshohet për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Lutfiu.

Related posts

Sistemi arsimor në Jemen pranë kolapsit pas 11 vitesh luftë civile

admin

Varhelyi shkon këmbë nga jugu në veri, takon Listën Serbe

admin

“Superjahti ‘Bayesian’, i pathyeshëm”- CEO i firmës që prodhon dhe shet mjetet lundruese: E pabesueshme si u fundos!

admin