RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nëntë doganierë dhe një polic arrestohen në veri, dyshohen për keqpërpëdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion

nente-doganiere-dhe-nje-polic-arrestohen-ne-veri,-dyshohen-per-keqperpedorim-te-pozites-zyrtare-dhe-korrupsion

Dogana e Kosovës në asistim nga Policia e Kosovës po zhvillojnë një aksion, ku janë bastisur katër lokacione.

Sipas burimeve të Indeksonline, bëhet e ditur se nga ky aksion janë arrestuar 9 zyrtarë të doganës dhe një polic.

Aksioni ka të bëjë me disa zyrtarë doganier të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka thënë se dyshohet për disa vepra penale.

“Ky aksion është duke u referuar me urdhër të Prokurorisë Speciale ku dyshohet për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Lutfiu.

Related posts

25 vjet pas 11 shtatorit: Ngjarjet që riformësuan botën

Kushtrim Guraj

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

RTI

Kjonufca thotë se Kurti e Rama do të takohen së shpejti

Muhamet Ramadani