RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, do të fiken dhe ndizen dritat në solidarizim me fëmijët në Palestinë

turqi,-do-te-fiken-dhe-ndizen-dritat-ne-solidarizim-me-femijet-ne-palestine

Sot, në kuadër të Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve, në orën 21:00 me kohën lokale (19:00) në Turqi do të zhvillohet një demonstratë në solidarizim me fëmijët që jetojnë në Gaza dhe në të gjithë Palestinën, duke fikur dhe ndezur dritat “për të drejtën e tyre për të jetuar si fëmijë”, raporton Anadolu.

Platforma e Solidaritetit e Ankarasë njoftoi se në kuadër të fushatës “Bëj Diçka” për fëmijët e Gazës, do të zhvillojnë një demonstrim të fikjes dhe ndezjes së dritave brenda dhe jashtë vendit.

“Është dita e 44-të e masakrës izraelite në Gaza. Më shumë se 13 mijë civilë të Gazës humbën jetën në sulmet e Izraelit, të cilat u regjistruan si krime lufte. Mes tyre, ka mijëra fëmijë dhe foshnje”, thuhet në deklaratë.

Duke informuar rreth fushatës ndërgjegjësimi me sloganin “Bëj Diçka” me rastin e 20 Nëntorit, Ditën Botërore të të Drejtave të Fëmijëve, platforma njoftoi se:

“Si eventi i parë në kuadër të fushatës që planifikojmë të vazhdojmë deri në përfundimin e masakrave të fëmijëve të kryera nga Izraeli, do të zhvillojmë aksionin e fikjes dhe ndezjes së dritave brenda dhe jashtë vendit të hënën më datë 20 nëntor në orën 21.00 (koha lokale në Turqi). Me ngjarje të ngjashme në ditët në vijim ne dëshirojmë të krijojmë një opinion publik ndërkombëtar dhe rezistencë globale kundër vrasjes së fëmijëve”.

Gjithashtu theksohet se përmbajtja dhe materialet vizuale të prodhuara gjatë fushatës “Bëj diçka” do të ndahen në rrjetet sociale me hashtaga #birşeyyap dhe #dosomething (Bëj diçka).

Related posts

200 000 rekrutë të rinj, shteti që po përgatitet për luftë

admin

IPK rekomandon suspendimin e policit në Prishtinë, dyshohet se plagosi nënën e tij

rezart morina

KQZ-ja nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve

admin