RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stoltenberg arrin në Kosovë, takohet me Osmanin

stoltenberg-arrin-ne-kosove,-takohet-me-osmanin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit ata do të kenë një konferencë për media.

Stoltenberg do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR-it dhe do t’ju adresohet trupave.

Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

Të mërkurën, më 22 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.

Related posts

Shefi i NATO-s: Barra e ndihmës për Ukrainën bie mbi 6 ose 7 aleatë, duhet të ketë një ndarje më të drejtë

admin

Brigadat Qassam qëllojnë ushtarët dhe automjetet ushtarake izraelite

Muhamet Ramadani

Kryeimami Sahiti dhe zëvendëskryeimami po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Xhide të Arabisë Saudite

admin