RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sudan, 411 civilë të vdekur nga përleshjet deri më tani

sudan,-411-civile-te-vdekur-nga-perleshjet-deri-me-tani

Unioni i Mjekëve të Sudanit njoftoi se 411 civilë kanë vdekur në përleshjet midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që nga 15 prilli, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Unionit thuhet se përkundër armëpushimit në mes të ushtrisë dhe RSF-së, përleshjet kanë vazhduar në rajone të ndryshme dhe se deri më tani janë lënduar 2.023 civilë dhe kanë humbur jetën 411 civilë.

Konflikti në Sudan ka hyrë në ditën e 15-të.

Ndërkohë që përleshjet janë intensifikuar rreth Pallatit Presidencial dhe Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë në kryeqytetin Khartum, armëpushimi është shkelur edhe në lagje të ndryshme në jug të kryeqytetit.

Palët kishin njoftuar se do të respektonin thirrjen e SHBA-së për një armëpushim të ri 72-orësh nga 28 prilli.

Related posts

Kreu i Diyanetit Erbaş, dënon dhënien e lejes për djegien e Kuranit në Suedi

admin

Deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdar

rezart morina

Ambasada e SHBA-së nesër do të mbajë diskutimin e dytë për Asociacionin

rezart morina